Mësuesi i qëlloi djalin, babi shqiptar i shkon në shkollë dhe e rreh keq

schedule21:21 - 11 Nëntor, 2021

schedule 21:21 - 11 Nëntor, 2021

Një burrë është dënuar me një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prizren për shkak se akuzohet se ka dhunuar fizikisht një mësues në gjimnaz.

I arrestuari është L.K. Ai akuzohet se më 10 nëntor, rreth orës 13:30 në Prizren ka ushtruar dhunë ndaj një profesori të gjimnazit, pasi ky i fundit kishte goditur djalin e tij.

Vendimi është apeluar ndërsa pritet që vendimin të merret nga Gjykata e Apelit në ditët në vijim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!