Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mësueset italiane në Shkodër: Tre vite në gjimnazin “28 Nëntori”, synojnë të qëndrojnë më gjatë

schedule22:35 - 25 Mars, 2026

schedule 22:35 - 25 Mars, 2026

SHKODËR- Dy mësuese italiane, Simonetta Marcelli dhe Monika Wilmer, prej tre vitesh japin mësim në seksionin dygjuhësh italisht-shqip në gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër.

Ato janë pjesë e një bashkëpunimi mes Ministrisë së Arsimit italian dhe Ministrisë së Jashtme, me synim promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane në Shqipëri.

Marcelli jep matematikë dhe fizikë në italisht, ndërsa Wilmer zhvillon lëndët e gjuhës dhe letërsisë italiane si dhe historinë ndërkombëtare.



Mësueset u shprehën për Gjithë rrugët çojnë në Romë” se ndihen tashmë “shkodrane” dhe planifikojnë të qëndrojnë edhe disa vite të tjera, ndërsa vijojnë punën me nxënësit në seksionin dygjuhësh të shkollës.

Intervista me dy mësueset italiane: 

Pyetje: Ndodhemi në gjimnazin e Shkodrës, në seksionin dygjuhësh italisht-shqip. A mund të prezantoheni?
Përgjigje: Përshëndetje, jam Simonetta Marcelli dhe jap mësim matematikë dhe fizikë në italisht.

Pyetje: Po ju?
Përgjigje: Jam Monika Wilmer, jap gjuhë dhe letërsi italiane dhe histori ndërkombëtare në italisht. Ne jemi mësuese të Ministrisë së Arsimit italian dhe jemi këtu në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme për të sjellë gjuhën dhe kulturën italiane në Shqipëri.

Pyetje: Prej sa kohësh jeni në Shkodër?
Përgjigje: Ky është viti ynë i tretë. Kemi ardhur bashkë dhe do të qëndrojmë edhe të paktën tre vite të tjera, ndoshta edhe gjashtë.

Pyetje: A jeni bërë tashmë shkodrane?
Përgjigje: Po, tashmë shkodrane.

Pyetje: A mund t’ju shoqërojmë gjatë vizitës në klasa?
Përgjigje: Po, sigurisht.

Pyetje: Ku ndodhemi tani?
Përgjigje: Kjo është seksioni dygjuhësh i gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër. Kjo është klasa e dhjetë A./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!