Katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të dielë në Berat.
Burime për ABC News bënë me dije se të prekur janë një mësuese, një nxënëse e dy punonjës të forcave zjarrfikëse.
Burimet thanë se sapo kanë shfaqur simptomat dhe se të infektuarit janë izoluar në banesë.
Fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mire. Burimet thane se ka nisur hetimi epidemiologjik edhe për familjarët e kolegët që ata kanë pasur kontakt.
Ndërkohë në lidhje më mësuesen tek shkolla “1 Maji” janë marrë masa për zëvendësimin deri në shërimin e saj.
/abcnews.al/