Mësuese dhe infermiere, ku janë të prekurit me COVID-19 në Berat

schedule20:29 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 20:29 - 7 Dhjetor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në Berat rezultuan pozitiv për koronavirus 12 persona.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se nga rastet e raportuara mësohet se katër prej tyre janë mësues, një në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani”, një  mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bogdan, një  mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Velabisht dhe një mësuese në shkollën private “Ylli i Mëngjesit”.

Ndërkohë pozitiv për COVID-19 la rezultuar një infermiere në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Beratit, 1 personel administrate në Burgun e Beratit si edhe një polic në DPV Berat.

Sakaq ende nuk dihet nëse personat e infektuar janë karantinuar apo janë marrë tampon për pjesën tjetër të stafit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!