Në 24 orët e fundit, në Berat janë konfirmuar 25 raste pozitive për Covid-19, nga 678 të infektuar që u konfirmuan në të gjithë vendin.
Abcnews.al mëson se mes rasteve që kanë rezultuar pozitive është një punonjëse sociale në IEPV Berat, dy mësues në shkollën 9-vjeçare “Koço Brisku” në fshatin Lapardha dhe një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat.
Po ashtu, mes të infektuarve është edhe një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Samaticë, një nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat si dhe një nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore.
Pozitive për Covid-19 ka rezultuar edhe një shitëse në një dyqan ushqimor. s.b/abcnews.al/