Pas fjalimit në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe interesit të mediave.
Mes të tjerash, kreu i qeverisë u pyet edhe për një rikthim të mundshëm të Fatos Nanos, lajm i cili ka qarkulluar në media. Sipas tij, Nano është lider historik i partisë dhe s’ka nevojë të kandidojë.
‘’Fatos Nano s’ka nevojë të kandidojë, është lider historik i PS. I ka dhënë çka patur dhe tani jep me zemërgjërësi eksperiencën e tij me këshilla. Siç do bëj unë kur mos jem më kryetar. Dhe s’ka pse të bëjmë audiencë me lajme të tilla pa lidhje”, tha Rama.
LEXO EDHE: Pse ke fokus Ilir Metën dhe jo Lulzim Bashën? Si përgjigjet Rama
Më tej, Rama u bëri thirrje të interesuarve nga fusha të ndryshe që të kandidojnë si deputet për PS, duke përfshirë mësues, mjekë dhe gazetarë.
“Do të marrim vlerësimet e partisë për të gjithë deputetët aktualë. Do të marrim të gjitha shprehjet e interesit kushdo që ndjehet pranë nesh dhe që sheh tek ne forcën që mund ti japë më shumë.
Do ti ftoja mësueset, mjekët, megjithëse mjekët janë shumë më të vlefshëm aty ku janë, fermerët, emigrantët, protagonistët e rrjeteve sociale, artistët, gazetarët. Edhe ju q keni merak punën e statutit të PS”, tha ai. g.v/abcnews.al