Mësues, edukatore, mjekë dhe zyrtarë të prekur me Covid! Pas Vlorës shifra të larta edhe në Berat

schedule10:39 - 30 Nëntor, 2020

schedule 10:39 - 30 Nëntor, 2020

Shifra të larta të rasteve me koronavirus janë raportuar edhe në qytetin e Beratit.

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi 45 raste të reja.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se nga rastet e raportuara është  konfirmuar pozitiv 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, 1 edukatore në kopshtin “Barrikadë” dhe  1 sanitare në kopshtin “Clirim 1” në Berat.

Lexo edhe: COVID-19 “pushton” institucionet shtetërore në Vlorë, ku janë rastet e reja të konfirmuara

Gjithashtu është konfirmuar pozitiv edhe një punonjës i administratës në Bashki.

Sakaq pozitiv ka rezultuar një infermier dhe një oksigjenit në spitalin e këtij qyteti.

Sakaq e infektuar me koronavirus është raportuar një infermiere në qendrën shëndetësore në fshatin Cukalat dhe dy infermierë në qendrën shëndetësore në Urën-Vajgurore.

Pozitiv për koronavirusi ka rezultuar edhe një specialist në Drejtorinë e Transportit në Berat, një shitëse si edhe dy punonjëse në fasoneritë e këtij qyteti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!