Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, vazhdon të vendosë rekorde. Në ndeshjen kundër Alaves mbrëmjen e djeshme përveç dy golave shumë të rëndësishëm që shënoi, argjentinasi barazoi dhe rekordin e ish-shokut të skuadrës, Xavi Hernandez.
Spanjolli e ka përfunduar karrierën e tij duke luajtur 505 ndeshje në kampionatin spanjoll, diçka që Leo e arriti mbrëmë. Kështu, 33-vjeçari tashmë e shikon veten në vendin e gjashtë në listën e lojtarëve që kanë luajtur më shumë ndeshje në La Liga.
Para tij renditen emra si Paco Buyo që është ndalur në kuotën e 542 ndeshjeve, Eusebio Sacristan me 543 ndeshje, Raul Gonzalez me 550 ndeshje dhe Joaquin Sanchez me 567 ndeshje, i cili është luan ende.
Në vendin e parë pozicionet Andon Zubizarreta me 622 ndeshje, një shifër të cilën Messi vështirë ta arrijë pasi ai dëshiron të largohet nga katalanasit. /abcnews.al