Messi dje shënoi një gol shumë të bukur, i cili në fakt ishte thuajse identik me një të shënuar nga Maradona në kohën kur luante me Newell’s Old Boys.
Pas golit “Pleshti” hoqi fanellën e Barcelonës për të treguar një tjetër të veshur nga Maradona te Newell’s, klubi ku edhe Messi hodhi hapat e tij të parë në fushën e blertë.

Për këtë gjest Messi është gjobitur nga La Liga me 3 mijë euro sepse rregullat e sponsorizimit përcaktojnë qartë se nuk duhet të zbulosh emra kompanish apo logo jashtë La Liga.
Messi e bëri këtë dhe duhet të paguajë gjobën modeste, e cila ka ngjallur edhe indicie për shaka në rrjetet sociale. Paga e Messit në javë është 565 mijë euro dhe në një llogari të thjeshtë kapiteni i Barçës e paguan atë për 12.7 minuta, që mund të jetë koha kur ai shkon në tualet në mëngjes. /abcnews.al
https://twitter.com/i/status/1333106600324853760

