Leo Messi i dha fund 21 viteve të kaluara te Barcelona. Sot u prezantua si lojtari më i i ri i PSG-së dhe është fokusuar te aventura e re. Entuziaste është shfaqur edhe gruaja e yllit argjentinas, i cili ka firmosur një kontratë 2+1 me klubin francez.
Antonela Roccuzo ka zgjedhur këto fjalë në foton ku shfaqet e gjithë familja Messi në stadiumin “Parc des Princes”, aty ku “pleshti” do të vazhdojë të dhurojë magji dhe klas me ekipin e ri, i dyti për të në karrierën si profesionist.
“Mbyllet një etapë e mrekullueshme, por hapet një kapitull i ri plot mundësi! Të gjithë ndryshimet janë të vështira në fillim, por së bashku do të shkruajmë historinë tonë“, shkruan në Instagram gruaja e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”. /abcnews.al