Leo Messi nuk ia doli të lërë shenjën e tij në stadiumin e Diego Maradonës. Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në “San Paolo” kundër Napolit dhe kapiteni i katalanasve u bllokua nga djemtë e Gattusos.
Maradona ka folur pas ndeshje në lidhje me pasardhësin e tij dhe mundësinë që “pleshti” të luajë një ditë me skuadrën nga jugu i Italisë. Kjo mundësi e intrigon, por ai mendon se Messi nuk do arrinte të përsëriste magjitë e tij.
“Do të më kishte pëlqyer shumë të luaja kundër Messit. Ai erdhi në San Paolo tani që po rrënohet si stadium. Leo nuk e ka përjetuar atë që kam shijuar unë, por mund të luajë pa probleme te Napoli. Nuk do arrinte kurrë të bënte atë që kam bërë unë, por do të më vinte mirë që populli napolitan të kishte Messin në skuadrën e tyre“, deklaron legjenda argjentinase. /abcnews.al
?️ #Messi al #Napoli, parla #Maradona: “Mi sarebbe piaciuto affrontarlo, anche se arriva al San Paolo quando il San Paolo è in declino. Messi non ha vissuto quello che ho vissuto, ma può giocare tranquillamente a Napoli. Vorrei che i napoletani avessero un ‘Messi'” pic.twitter.com/htTvQK1Uun
— Manuel Guardasole (@MGuardasole) February 26, 2020