“Messi si Pele e Maradona, e godet kot me shkelma! City do bëhej i frikshëm me të”

schedule15:42 - 20 Shtator, 2020

schedule 15:42 - 20 Shtator, 2020

Andrew Robertson është ndalur te Leo Messi në prononcimin e tij të fundit. Mbrojtësi i majtë i Liverpool është ndeshur kundër yllit të Barcelonës, i cili ishte pranë transferimit te Manchester City. Në deklaratën e dhënë për Times, skocezi thur elozhe për “pleshtin” argjentinas.

Nuk u shqetësova aspak nga thashethemet rreth të ardhmes së Leo Messit. E sigurt që do e kishte dërguar Manchester Cityn në një nivel tjetër. Ata janë një ekip i nivelit botëror, nëse do të merrnin edhe Messin pastaj…

Kur luan kundër Leos, duhet të mendosh thjesht se ku do të vraposh, në të majtë apo në të djathtë. Është sfilitëse të luash ndaj tij, në aspektin fizik dhe psikologjik. Shumë njerëz mendojnë se ka vetëm një mënyrë për të frenuar Messin: ta godasësh me shkelma.

Gjithsesi, ai ngrihet menjëherë në këmbë. Është një futbollist i jashtëzakonshëm, madhështia e tij do të vihet në pak pasi të tërhiqet nga futbolli. Do të jetë si Pele dhe Diego Maradona, lojtari më i mirë i historisë së futbollit“, deklaron lojtari i Liverpool. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!