Barcelona nuk është ende në gjendje të luftojë për trofe, teksa në verë katalanasit mund të marrin një goditje të madhe. Leo Messi përfundon kontratën në verë dhe pas asaj humbje të mbrëmshme ndaj PSG ai mund të jetë bindur për largimin nga Barcelona.
Thuajse i dorëzuar duket dhe Laporta, që gjatë gjithë kësaj kohe është shprehur i bindur se do e mbajë Messin në skuadër. Kandidati për president shprehet se Messi nuk do vetëm para, por edhe tituj. Në këtë gjendje, Barcelona nuk mund t’i ofrojë këta të fundit.
“Messi dëshiron të fitojë me Barcelonën. Unë do të bëj çmos për ta mbajtur atë, por Leo dëshiron të fitojë tituj, jo vetëm para. Ka disa klube që interesohen vërtet për at afruar. Ai nuk është një problem për Barcelonën, Messi është 30% e fitimit të klubit”, u shpreh Laporta. /abcnews.al