Messi: Scaloni i duhuri, ju tregoj surprizën e kombëtares!

schedule09:27 - 26 Shtator, 2019

schedule 09:27 - 26 Shtator, 2019

Lionel Messi do të donte shumë që të fitonte me Argjentinën Kupën e Botës, por ky nuk është një mision i lehtë. Sulmuesi i është afruar në vitin 2014, por në finale u mposht nga Gjermania. Së fundmi ai tentoi Copa America dhe nuk ia doli.

“Pleshti” ka dhënë një intervistë dhe flet në lidhje me kombëtaren e tij, me atë që e ka surprizuar te shokët e skuadrës.  “Nuk mund të them që më kanë befasuar, pasi i njoh ata dhe e di se çfarë janë në gjendje të bëjnë. I shoh ata me klubet e tyre dhe e di se çfarë brezi i ri po vjen”, shprehet Messi fillimisht për anën sportive.

Më tej ai shton: “Pjesa ku mund të më kenë befasuar është ana njerëzore. Janë shumë prej tyre që nuk i njihja personalisht dhe ishte një surprizë e këndshme të luaja me ta në Copa America, si dhe të shihja që veçse janë lojtarë të shkëlqyer, ata janë edhe njerëz normalë dhe me këmbë në tokë”.

SCALONI – Messi flet edhe për trajnerin e Argjentinës, Lionel Scaloni. “Ai është një trajner i cili i ka gjërat e qarta në kokë, di ta lexojë futbollin dhe është shumë i mirë në vendimet që merr. Është i lehtë të kuptohet, është i mirë në punën e tij dhe di si t’i trajtojë futbollistët. Mendoj se kanë marrë vendimin e duhur për t’i ofruar përfundimisht detyrën e trajnerit. Tani ka hapësirën dhe kohën që i duhet për të punuar me kombëtaren”, ka deklaruar Messi. /abcnews.al