Messi rikthehet në stërvitje, argjentinasi do të jetë në dispozicion kundër Auxerre

schedule22:25 - 10 Nëntor, 2022

schedule 22:25 - 10 Nëntor, 2022

Leo Messi ka kaluar problemin në tendinën e Akilit që e pengoi atë të luante ndeshjen e së dielës së kaluar kundër Lorientit dhe sot u stërvit rregullisht.

Për tre ditë është e planifikuar ndeshja kundër Auxerre dhe argjentinasi po përgatitet për këtë sfidë.

Lajm i mirë ky edhe për Scalonin, i cili merr frymë lirisht. “Pleshti” nuk ka probleme serioze dhe pret të jetë protagonist për në Kupën e Botës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!