Messi nuk shënon në ndeshjen e parë, Argjentina mund lehtshëm Kanadanë në sfidën hapëse të Copa America

schedule13:16 - 21 Qershor, 2024

schedule 13:16 - 21 Qershor, 2024

“Bardhekaltërit” e Argjentinës e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme “misionin” e mbrojtjes së titullit kampion, në Copa America, teksa në orët e para të mëngjesit, me orën tonë lokale, mposhti Kanadanë me rezultatin e pastër, 2 me 0, në takimin inaugurues të kompeticionit, të luajtur në Atlanta

Julián Alvarez, në minutën e 49′-të, dhe Lautaro Martínez, në minutën e 88′-të shënuan golat e fitores për kampionët e botës në fuqi, ndërsa Lionel Messi, lojtari me më së shumti paraqitje në këtë kompeticion, plot 35 të tilla, ishte vendimtar në golin e parë me asistin për Mac Allister, i cili u dëmtua në dyluftimin me portierin, por ia bëri të lehtë finalizimin Julia Alvaraz, si dhe asistoi golin e dytë të Lautaro.

Në minutat 65’ dhe 79’ Messi pati raste të mira, por nuk arriti të shënonte, duke e mbyllur vetëm me një asistim sfidën e parë të kompeticion, megjithatë në performancën e tij u duk pastër dëshira e madhe, për të fituar sërish këtë kompeticion me Kombëtaren argjentinase. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!