Messi njeriu i rekordeve, askush si ai më parë në këtë botëror

schedule20:00 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 20:00 - 18 Dhjetor, 2022

Lionel Messi është padiskutim futbollisti më i mirë i planetit. As finales së sotme Lionel Messi i tregoi mbarë botës se çfarë është në gjendje të bëjë ai, të frymëzojë një komb që kishte humbur shpresën pas humbjes së finales së vitit 2014-të të Botërorit të Brazilit përballë Gjermanisë, ku çelestët u mposhtën 1-0 në shtesë nga një gol i Mario Gotze.

Ndërkohë në këtë botëror Messi vendosi rekordin absolut, pasi është i vetmi futbollist që shënon në të gjitha etapat e botërorit.

Lionel Messi arriti të shënojë dy gola në grupe, përballë Arabisë Saudite dhe Meksikës.

Shënoi gol në 1/8 përballë Australisë, në çerekfinale përballë Holandës, në gjysmëfinale ndaj Kroacisë, dhe e kurorëzoi me një dygolsh mbrëmjen e sotme përballë Francës.

Lionel Messi arriti gjithashtu që të kalojë një tjetër yll futbolli në golat e shënuar në Botëror, që është braziliani Pele.

Por Messi barazoi gjithashtu edhe Maradonën me Botërorë të fituar, ku të dy futbollistët kanë luajtur në dy finale dhe kanë fituar nga 1 trofe.

Maradona luajti në 1986-n përballë Gjermanisë dhe arriti të dilte kampion me Gjermaninë. Ai arriti sërish në finalen e 1990-s, sërish kundër Gjermanisë, por këtë herë ishin gjermanët që triumfuan.

Ndërsa Messi arriti finalen e tij të parë përballë Gjermanisë në 2014-n por u mund. Kurse mbrëmjen e sotme theu çdo rekord, duke fituar kështu edhe trofeun e tij të parë në një kupë Bote.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!