Jonathan David po bën një sezon fantastik me Lille në Ligue 1 në aspektin personal këtë sezon, edhe pse kampionët në fuqi nuk e kanë nisur si duhet kampionatin.
Sulmuesi kanadez ka realizuar dy gola për katër minuta në ndeshjen në transfertë kundër Monaco, të parin me penallti.
David bëhet i pari që arrin në kuotën e 10 golave në Ligue 1 këtë sezon, para emrave të mëdhenj të PSG.
Neymar ka shënuar tre gola, Mbappe 6, kurse Messi ende nuk ka realizuar në kampionat. / abcnews.al
Not Messi, Neymar or Mbappe…
Jonathan David is the first player to reach 10 goals in Ligue 1 this season ??? pic.twitter.com/DsSbGYLHHb
— GOAL (@goal) November 19, 2021