Messi nën akuzë, Thiago Silva nuk duron: E papranueshme ajo që bëri

12:36 | 16/11/201912:360

Brazili humbi 1-0 ditën e djeshme kundër rivalëve të përjetshëm të Argjentinës. Ky ishte triumfi i parë për argjentinasit që nga viti 2017, por polemikat nuk kanë mbaruar ende. Kapiteni i Brazilit, Thiago Silva, akuzon Leo Messin për atë gjest që ylli argjentinas bëri ndaj trajnerit Tite dhe se ai kërkonte të manipulonte gjyqtarin kryesor.

“Messi kërkonte ta kontrollonte ndeshjen. Ai kërkonte të ishte ai gjyqtari kryesor i takimit. Debatonte me gjyqtarin, ndërkohë që ai vetëm qeshte. Kjo nuk është normale, gjyqtari duhet të qëndrojë në çdo situatë neutral”, deklaron mbrojtësi i PSG-së për ‘globeesporte.com’.

Gjatë ndeshjes trajneri i Brazilit i kërkoi gjyqtarit ta ndëshkonte me karton Messin, ndërkohë që sulmuesi i Barcelonës ia ktheu me një gjest, duke i kërkuar ta mbyllte gojën. Thiago Silva nuk e pranon aspak gjestin, duke deklaruar: “Është e vështirë për mua ta pranoj atë gjest, pasi ne jemi shembulli për brezin e ri. Unë kurrsesi nuk mund t’i them një njeriu në moshë që të mbyllë gojën. Normalisht rivaliteti jonë dihet, por këto gjeste janë të papranueshme”. /abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono