“Messi në Tiranë”/ Artisti argjentinas pikturon muralen e yllit të futbollit

schedule15:43 - 30 Maj, 2023

schedule 15:43 - 30 Maj, 2023

Ylli argjentinas i futbollit do të jetë në Tiranë për të gjithë tifozët e tij në një mënyrë shumë të veçantë. Fituesi i shtatë topave të artë po pikturohet në një murale nga artisti argjentias Maksimiliano  Bagnasco

Muralja po realizohet në fasadën e një prej godinave të konvikteve të universitetit të Mjekësisë.

Maximiliano Bagnasco është emër i njohur në fushën e artit. Vepra e tij më e njohur është muralja e Maradonës, të cilën e ka realizuar në Napoli të Italisë. Thotë se Tirana po i pëlqen shumë.

“Më ftuan të vij në Tiranë sepse kanë pëlqyer punën time. Jam i lumtur që jam këtu, kam qenë edhe në Kosovë. Do më duhen të paktën edhe 10 ditë për ta përfunduar të gjithë.”

Teksa punon në fasadë, artisti terheq vëmendjen e qytetarëve.

Piktori Helidon Haliti tregon se përse u zgjodh Lionel Mesi.

“Messi fitoi kampionatin vjet. E zgjodhëm për njeriun e jashtëzakonshem dhe gjithçka ka arritur.”

Kjo vepër arti po realizohet në kuadër të-“Mural Fest Tirana”. Ky aktivitet zhvillohet në kryeqytet si nismë e Drejtorisē së Dekorit nga Bashkia e Tiranës.