Messi mund ta bëjë Barçën të kthehet në të njëjtin stadium që debutoi me katalanasit

schedule16:20 - 1 Prill, 2023

schedule 16:20 - 1 Prill, 2023

Rikthimi përrallor i Lionel Messit në Barcelonë po afrohet më shumë pasi skuadra katalanase premtoi se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për ta realizuar atë.

Megjithatë, nëse argjentinasi do të kthehej në Spanjë, ai nuk do të luante në Camp Nou. Në vend të kësaj, këmbët e tij magjike do të shkelnin në të njëjtin bar ku ai bëri debutimin e tij në La Liga në vitin 2004.

Ky është stadiumi “Estadi Olimpic Lluis Companys”, që ndodhet në kodrën Montjuic, e cila ishte vendlindja e Espanyol nga viti 1997 deri në 2009. E ndërtuar në vitin 1927, është parë kaq shumë ngjarje sportive, por nuk ka qenë shumë i përdorur gjatë dekadës së fundit për shkak të vjetërsisë së tij.

Megjithatë, është mjaft i mirë për koncerte: Prince, Pink Floyd, Iron Maiden, Michael Jackson, Muse dhe shumë të tjerë kanë përformuar aty.

Barcelona do të luajë atje të paktën sezonin e ardhshëm ndërsa “Spotify Camp Nou” është duke u rinovuar. Qiraja e parashikuar do të jetë deri në 20 milionë euro.

Më parë, Barça ka luajtur në Montjuic gjashtë herë si vendas, dy herë në ndeshje zyrtare dhe katër herë në Joan Gamper. /G.D abcnews.al/