Nicolas Tagliafico është nga ata lojtarë që duhet të luftojë shumë. Nuk është i gjatë shumë, por me shpirtin e tij luftarak bën që të bjerë në sy. Argjentinasi ka fituar zemrat e tifozë të Ajax me agresivitetin e tij, ndërkohë që ka edhe shumë klube që duan shërbimet e tij. Tagliafico ka folur gjatë në një intervistë për “Telegraaf” në Holandë dhe mes shumë pyetjeve është ngacmuar për të ardhmen, apo edhe për ftesën që Messi i ka bërë për te Barcelona.
“Për shkak të klimës dhe gjuhës spanjolle njerëzit mund të mendojnë se preferoj La Liga. Por nuk e di me siguri, pasi futbolli spanjoll ka avantazhet dhe disavantazhet e veta për mua. Në Spanjë gjyqtarët i nxjerrin shumë shpejt kartonët e verdhë dhe është një disavantazh për lojën time. Në Angli ka më shumë lojë fizike, kështu që më mirë për mua. Atje lejohen më shumë ndërhyrjet në fushë”, shprehet Tagliafico, i cili më tej thekson se synon që të shkojë në një qytet që të ngjajë me Amsterdamin për nga kushtet e jetesës.
“Kushtet e jetesës luajnë një rol të madh në zgjedhjen time. Vendbanimi im duhet të jetë i krahasueshëm me Amsterdamin, sepse më të vërtetë këtu ndihem si në shtëpinë time. Në Argjentinës është e rrezikshme të jetosh. Sidomos për futbollistët, pasi ka shumë grabitje dhe vjedhje. Është e pamundur që të eci me qenin tim nëpër qytet në orën 12 apo 1 të natës. Këtë mund të bëj këtu, ndihem i sigurt dhe shumë mirë”, shtoi mbrojtësi i majtë.
“A nuk ju tha Messi, ejani te Barcelona? ‘Jo’, – i thashë – ‘Ejani ju në Ajax. Lionel është një zë i rëndësishëm te Barcelona, pasi është një lojtar shumë i mirë. Gjithsesi nuk funksionon ashtu, që klubi të blejë kë dëshiron ai. Ndoshta mund të pyetet se çfarë mendon për lojtarë të caktuar. Në nëntor e takoj përsëri në ekipin kombëtar dhe do t’i them të vijë të vijë së bashku me Suarez të luajë për Ajax. Mund të e njoha akoma Amsterdamin, por mund t’i tregoj të gjitha të mirat e këtij qyteti”, është shprehur Tagliafico. /abcnews.al