Transferimi i Messit në Miami ka bërë bujë të madhe në Shtetet e Bashkuara. Nënshkrimi i argjentinasit me Inter Miami nuk është bërë ende zyrtare, por gjuetia e biletave tashmë ka nisur për atë që duhet të jetë ndeshja debutuese e tij me skuadrën e re.
Data që rrethohet me të kuqe mund të jetë 21 korriku, kur klubi nga Florida do të debutojë në Kupën e Ligës.
Sipas “The Athletic”, çmimi i biletave tashmë është rritur në qiell. Më e lira kushtonte 350 euro, një shifër më e lartë se biletat për të parë ndeshjen e tretë të finaleve të NBA midis Miami Heat dhe Denver, e cila ishte 310 euro./h.ll/abcnews.al