Lionel Messi është cilësuar nga shumë specialitete të njohur në botën e sportit se argjentinasi është lojtari më i mirë në botë.
Sulmuesi i PSG, fitoi për herë të shtatë në karrierën e tij “Topin e Artë” si asnjë lojtar tjetër duke treguar se është futbollisti më i mirë në botë.
Por ish-sulmuesi i Barcelonës, në një intervistë për “Francë Futboll”, tregon se asnjëherë nuk e ka menduar se ai është ë i mirë, por gjithmonë ka luftuar për ëndrrat e tij.
Gjithashtu ‘Pleshti” thekson se nuk i pëlqen të japë këshilla dhe të jetë një model për t’u ndjekur, sepse secili ka mënyrën e vet se si i shikon gjërat.
“Unë kurrë nuk kam thënë, nuk kam menduar, apo as nuk jam përpjekur të pajtohem me këtë ide [për të qenë më i miri. Për mua është më se e mjaftueshme të konsiderohem apo të citohem si një nga lojtarët më të mirë në botë. Është diçka që nuk do të kisha guxuar kurrë ta imagjinoja apo ëndërroja. Nuk ndryshon asgjë për mua të jem më i miri apo jo. Dhe kurrë nuk u përpoqa të jem.
Nuk e di nëse jam model që duhet ndjekur. Nuk më pëlqen të jem një i tillë apo të jap këshilla. Kam luftuar për ëndrrat e mia, në fillim ishte të isha lojtar profesionist, më pas u përpoqa të kaloj veten dhe të arrij objektiva të reja çdo vit. Në mes të gjithë kësaj, ka edhe një element fati. Kjo gjithashtu varet nga Zoti dhe besoj se ai zgjodhi që të më ndodhte e gjithë kjo”, ka deklaruar Messi.
Leo Messi is humble ? pic.twitter.com/cblv6PAAMz
— ESPN FC (@ESPNFC) December 5, 2021
/f.a/abcnews.al