Messi nuk është paraqitur ditën e sotme për të bërë testet mjekësore dhe tamponin në prag të nisjes së përgatitjeve. Sulmuesi argjentinas e ka ndarë mendjen të largohet nga Barcelona dhe këtë ia ka komunikuar klubin.
Nga ana tjetër katalanasit e kishin njoftuar që të paraqitjet në stërvitje dhe të respektojë kontratën. Në Spanjë ndërkohë raportojnë se klauzola prej 700 milion eurosh nuk është më në fuqi dhe tregojnë edhe pse.
Në vitin 2017 Messi nënshkroi kontratën e re dhe Cadena Ser raporton se ishte 3-vjeçare, me opsion edhe një për vit shtesë dhe theksohet se klauzola e largimit është e vlefshme vetëm për tre vitet e para të marrëveshjes.
Ngërçi ka të bëjë me pjesën e “+1” në kontratë. Messi mund ta shpallte largimin deri më 10 korrik, por nuk e bëri diçka të tillë. Me shtyrjen e kontratave prej pandemisë, sulmuesi pretendon se edhe klauzola vlen edhe për më vonë, ndaj edhe ka njoftuar klubin se do të dalë i lirë referuar pikës 24 në kontratë. /abcnews.al