El Nacional ka raportuar se Lionel Messi synon të largohet nga Paris Saint-Germain nëse klubi nënshkruan kontratë me Cristiano Ronaldon.
Pas njoftimit tronditës të portugezit se do të largohej nga Manchester United, shumë klube në Evropë u interesuan seriozisht për lojtarin 37-vjeçar. Një prej tyre ishte PSG.
Dy superyjet luftuan për shumë vite atë që është ndoshta rivaliteti individual më i paharrueshëm në historinë e futbollit. Raportohet se Leo dëshiron ta vazhdojë atë, ndaj ka kërcënuar drejtuesit me largim.