Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi: Kam marrë një vendim, ja pse Neymar nuk rikthehet te Barcelona

schedule19:14 - 18 Tetor, 2019

schedule 19:14 - 18 Tetor, 2019

Leo Messi i është rikthyer edhe njëherë të ardhmes së tij. Ylli i Barcelonës ka dhënë një prononcim për Radio Metro, aty ku flet përvazhdimësinë me ekipin katalanas dhe Neymar.

Kapiteni argjentinas analizon opsionin e një kontrate të përjetshme me kampionët e Spanjës, teksa zbulon edhe problemin e madh në lidhje me rikthimin e Neymar te Barcelona.

KONTRATA – “Disa kohë më parë u diskutua opsioni i firmosjes së një kontrate të përjetshme me Barcelonën. U përfol edhe për Iniestën. Nuk e preferoj një kontratë të tillë, sepse nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dua të vazhdoj të luftoj për objektiva të mëdha dhe të jem akoma kompetitiv në të ardhmen, nuk kam nevojë për një kontratë të përjetshme. Nuk e kam problem të mbyll karrierën te Barcelona, thjeshtë dua të ndihem i lirshëm dhe pa kushtëzime.”

NEYMAR – “Bisedojmë shpesh së bashku. Kemi një grup ku bëjnë pjesë ai, unë dhe Suarez. Vazhdojmë t’i dërgojmë mesazhe njëri-tjetrit. Problemi i Neymarit është i komplikuar. E ka të vështirë të largohet nga PSG, ashtu siç e kishte largimin nga Barcelona. Ka shumë zëra dhe persona që nuk duan rikthimin e tij tek ekipi ynë. Në klubin e Barcelonës nuk e duan rikthimin e brazilianit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!