Leo Messi rikthehet të flasë. Verën e kaluar ishte shumë afër largimit nga Barcelona, por “pleshti” qëndroi në “Camp Nou” dhe ai që u largua ishte Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i klubit katalanas.
Ylli argjentinas ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe tifozët janë në ankth rreth së ardhmes së tij, edhe pse ka shpresa që presidenti i ri i klubit do e bindë të rinovojë dhe të mbyllë karrierën tek ekipi i zemrës.
“Kam kaluar një verë të tmerrshme, por e kam marrë veten. Edhe fillimi i sezonit ishte i vështirë, por tani ndihem mirë. Kam një dëshirë të madhe për të luftuar për realizimin e objektivave të klubit.
E ndjej që Barcelona po kalon një moment të vështirë. Gjithçka që rrethon klubin është bërë e vështirë, por unë s’e kam humbur entuziazmin aspak“, deklaron Leo Messi. /abcnews.al