“Messi ikën nga Barcelona”, kandidati për president tremb tifozët katalanas

schedule20:43 - 2 Mars, 2021

schedule 20:43 - 2 Mars, 2021

Joan Laporta është i sigurt: Leo Messi do të largohet nga Barcelona nëse ai nuk i fiton zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen më 7 mars. Ish-kreu i klubit katalanas e ka thënë hapur diçka të tillë, në debatin e zhvilluar me kandidatët Toni Freixa dhe Victor Font.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Leo Messin dhe ai do ta dëgjojë çdo propozim që unë do t’i bëj. Nëse nuk fitoj, jam i sigurt që Leo nuk do të qëndrojë te Barcelona.

Messi do ta marrë në konsideratë ofertën që ne do t’i bëjmë. Jam i sigurt që nëse kandidatët e tjerë fitojnë, Messi nuk rri te Barcelona. Ai nuk ishte i lumtur gjatë kohës që Freixa ishte në bord.

Ai nuk ndikohet vetëm nga paratë. Ai do një ekip kompetitiv, që të fitojë. Jam i sigurt që ai do ta dëgjojë ofertën time, ashtu sikurse jam i sigurt që nëse dikush tjetër do të fitojë, ai do të largohet”, është shprehur Laporta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!