Është tepër i ri, por talentet shfaqen tepër shpejt. Europa ka rënë në dashuri me një yll ende adoleshent, ende jo 20 vjeç, dhe që vjen nga Afrika.
Quhet Jan Diomande, luan për Lajpcigun në Bundesligë, dhe I përket ekipit kombëtar të Bregut të Fildishtë.
Ky “margaritar” i ri, që luan zakonisht në krahun e majtë të sulmit, por nuk e ka problem të zotërojë të gjithë fushën, po shfaq një klas të tillë saqë po mbiquhet “Lionel Mesi” I ri.
Pak kush ka të tilla aftësi, ndoshta edhe vetë Lamin Jamal nuk është kaq eksploziv sidomos në distanca të gjata, dhe pikërisht ylli I madh I Barcelonës është I vetmi që qendron më lart sesa Diomande këtë edicion.
Kjo, në kontributin për golat. Afrikani ka 10 gola e 6 asistë në Bundesligë këtë stinor, dhe 11 rrjeta e 7 asistë gjithsej bashkë me Kupën e Gjermanisë.
Jamal arrin në 19 gola e 15 asistë për katalanasit në La Ligë, Champions, Kupën e Mbretit dhe Superkupë.
Diomande sot vlen 45 milionë euro e padyshim që kjo vlerë do të shtohet, pasi ai është vetëm 19 vjeç.
Pritet që shumë shpejt të nisë gara për të, ku do të përfshihen gjigandët e Spanjës, Real e Barcelona, klubet e Anglisë si Mançester Siti, Arsenal, Mançester Junajtid, Çelsi apo Liverpuli e padyshim edhe Bajerni I Mynihut.


