Tifozët e vëmendshëm kanë vënë re se ka ndryshime të mëdha në rrjetet sociale të Lionel Messit. Tani argjentinasi ndjek vetëm katër klube futbolli dhe PSG nuk është një prej tyre.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të debutojë si lojtar i Inter Miami të dielën në stadiumin DRV PNK, ku do të performojnë Shakira dhe reperi Bad Bunny.
Argjentinasi ndjek 280 llogari në rrjetet sociale dhe, siç kanë vënë re së fundmi fansat, nuk e ndjek më PSG-në, nga e cila u largua disa javë më parë.
Messi ndjek Barcelonën, Manchester City, Newell’s Old Boys si dhe Chelsea, ndërsa në ditët në vijim sigurisht argjentinasi pritet t’i dërgojë follow Inter Miamit. /G.D abcnews.al/