Ronaldinho ka mbetur në burg në Paraguai, së bashku me vëllanë e tij. Ish-fantazisti brazilian u ndalua një javë më parë dhe autoritetet e vendit Amerikano Jugor nuk e kanë pranuar kërkesën e tij për arrest shtëpie, me arsyetimin se Ronaldinho do të mund të arratisej nga vendi.
Dy ditë më parë është raportuar se Messi e ka kontaktuar shokun e tij, me të cilin ka luajtur te Barcelona dhe i ka thënë se është i gatshëm të paguajë 4 milionë euro si garanci që Ronaldinho të lirohet nga burgu.
https://twitter.com/FutbolBible/status/1237271973056499716?s=20
Akoma nuk ka zhvillime të reja dhe braziliani mbetet ende në qeli dhe mund të qëndrojë për gjashtë muaj, aq sa edhe mund të zgjatin hetimet. Gjithsesi nuk besohet se diçka e tillë do të ndodhë.
Më parë avokati i tij ka deklaruar se klientët e tij nuk kanë qenë në dijeni për pasaportat false që kishin në zotërim. Pavarësisht kësaj, në Paraguai e kanë parë të arsyeshme të mos e lirojnë ish-lojtarin e Brazilit.
ROBERTO GAMARRA: "Fui a la cárcel a visitar a Ronaldinho y me dijo: 'Yo vengo de abajo, conozco el sufrimiento y lo único que me preocupa en este momento es mi mamá, lo demás lo soportaré yo. Como hombre tengo que aguantar todo lo que venga, pero mi mamá es mi mayor preocupación, pic.twitter.com/26XNmyQsTa
— Despertar Juvenil (@DespertarJuven2) March 10, 2020
TAKIMI – Në qeli Ronaldinhon e ka takuar edhe Carlos Gamarra, ish-futbollisti i Inter dhe Atletico Madrid. Paraguaiani ka zbuluar edhe bisedën që ka pasur me brazilianin. “Ronaldinho më tha: ‘Unë vij nga poshtë e di çfarë është vuajtja. E vetmja gjë që më shqetëson është nëna ime. Pjesën tjetër e përballoj. Jam burrë dhe duhet të duroj gjithçka që vjen’.
Ai është mirë, duke nënshkruar autografe për të gjithë djemtë. Isha në një dhomë me të dhe bisedova me të. Kishte shumë njerëz, pasi ishte ditë vizitash”, ka treguar Gamarra për mediat në Paraguai. /abcnews.al