Lionel Messi është vite dritë larg të tjerëve, kur diskutohet për ekzekutimin e goditjeve të dënimit. Argjentinasi dekadën e fundit nuk ka pasur rivalë. Cristiano Ronaldo është shumë larg sulmuesit të Barcelonës.
Messi ka realizuar 34 herë me goditje dënimi, kurse portugezi vetëm 20 herë. Në podium është një shok skuadre i CR7, boshnjaku i Juventusit, Miralem Pjanic. Në 10 më të mirët e dekadës përfshihet edhe Andrea Pirlo, autor i 12 golave.
Po kaq ka realizuar edhe Hakan Calhanoglu i Milanit, si dhe mbrojtësi serb i Romës, Aleksandar Kolarov. Daniel Parejo dhe Daniel Wass mbyllin listën e 10 shënuesve më të mirë me goditje dënimi dekadën e fundi. Sigurisht duke marrë parasysh 5 ligat kryesore europiane. / abcnews.al