Messi: E tmerrshme, Maradona na shokoi. Më shqetëson diçka kur të mos jem

schedule10:18 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 10:18 - 28 Dhjetor, 2020

Leo Messi ka vendosur të flasë gjerë e gjatë. Në prononcimin e dhënë për La Sexta, “pleshti” ndalet edhe te vdekja e Diego Armando Maradonës, teksa prek edhe tema të tjera si vdekja, ndeshjet pa tifozë, sportistët e preferuar dhe si është të jesh… Leo Messi.

MARADONA – “Isha në shtëpi dhe mora një mesazh nga babai im. Hapa direkt televizorin, nisa të shihja lajmet dhe mësova gjithçka kishte ndodhur. Ishte një çmenduri, nuk po arrija ta besoja. Të gjithë e dinim se nuk ishte në rregull, por askush nuk e priste dhe nuk mund ta besonte që Maradona kishte vdekur. Ishte e tmerrshme, një çmenduri.

Të gjithë janë të lirë të shprehin mendimet e tyre dhe të bëjnë atë që duan, sigurisht që jo të gjithë e pëlqejnë ose e kanë pëlqyer Maradonën. Secili është i lirë të veprojë ashtu siç dëshiron. Dedikimi për të? Isha i bindur se do të shënoja atë ditë, ishte e çuditshme. Në një lëvizje nga e cila nuk prisja asgjë, doli goli”.

TË PREFERUARIT – “Ka shumë sportistë që janë të admirueshëm. Rafael Nadal, Roger Federer, Lebron James. Në të gjitha sportet është një që dallohet dhe është i admirueshëm për punën e tij të përditshme. Cristiano për shembull në futboll. Unë i admiroj të gjithë sportistët që bien në sy.

 

Tifozë të Messit

VDEKJA – “Ndonjëherë po, më shkon ndërmend. Nuk mendoj për vdekjen, por për atë që do të ndodhë pas saj, kur ajo të zhduket… Si do të vazhdojë, çfarë do të ketë, si do të jenë fëmijët e mi, familja ime. Ama nuk e mendoj shumë, përpiqem ta shmang shumë herë”.

MUNGESA E TIFOZËVE – “E tmerrshme, është shumë e shëmtuar ndjenja e daljes në një stadium kaq të madh ku nuk është askush. Gjithçka është shumë e ftohtë dhe e shëmtuar, një ndjenjë shumë e keqe. Njësoj edhe për ata që e shohin ndeshjen nga shtëpia. Praktikisht, ekipet duken si të barabarta pa praninë e publikut, ka më shumë ekuilibër”.

FAMILJA – “Familja ime nuk ishte e varfër, por ishte një familje e klasës së mesme të ulët në Argjentinë. Nuk më ka munguar kurrë asgjë, kemi bërë një jetë të mirë por jo me luks të madh”

MESSI – “Unë jam i privilegjuar për gjithçka. Nuk është se më shqetëson, por ka raste që do të doja të isha anonim dhe të kënaqesha duke shkuar në një treg, të shihja një film, të darkoja në një restorant, të bëja pazar në supermarket, pa më parë askush. Unë jam gjithmonë mirënjohës për afeksionin që kam përjetuar në të gjithë botën. Kur jam me fëmijët e mi do të doja të kaloja pa u vënë re”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!