Andre Cury, ish-menaxheri i brazilianit Neymar, ka folur së fundmi për sulmuesin e PSG dhe ka theksuar se ai do të bashkohej me Messin vetëm te Barcelona. Cuty është i bindur se kapitenit i katalanasve nuk ndryshon ekip dhe për “El Litoral” ka deklaruar mes të tjerash:
“Neymar i ka dyert e hapura te Barcelona. Tifozët e Barcelonës e dinë që ai bëri gabim dhe e ka pranuar edhe vetë pak kohë më parë. Dy vite më parë Neymar më kërkoi zyrtarisht të riktheheshim te Barcelona dhe e provuam. Ishim shumë pranë, por disa detaje bënë që të mos mbyllej.
Laporta është i vetmi që mund të bashkojë Messin me Neymar. Leo nuk do të largohet nga Barcelona dhe për këtë jam shumë i qartë. Do të doja t’i shihja të dy së bashku, për më shumë në Barcelonë. Messi nuk largohet, e ka nisur te Barcelona dhe duhet ta mbyllë aty”. /abcnews.al

