Cadiz arriti ta mundë dje Barcelonën me shifrat 2-1 dhe të fusë zyrtarisht në krizë katalanasit. Në dhjetë javët e para klubi blaugrana numëron 14 pikë me vetëm katër fitore, duke regjistruar kështu një nga startet më të negativë në histori dhe më të keqin e 33 viteve të fundit.
Një nisje e tillë e edicionit të La Liga nuk ndodhte prej sezonit 1887-88. Gjendjen e dobët të Barcelonës e reflekton edhe Lionel Messi. Argjentinasi nuk po shkon natyrshëm te goli dhe kjo që është shfaqur gjatë ndeshjeve të fundit është fakti që humbet shumë topa.
Në ndeshjen e djeshme Messi e humbi sferën plot 29 herë, teksa edhe ndaj Real Madrid ai humbi topin 26 herë. Misioni i radhës është vendi i parë në grupin e Champions League dhe për të arritur këtë objektiv do duhet të kalojnë pengesën Juventus. /abcnews.al