Antoine Griezmann u transferua te Barcelona në verën e vitit të shkuar, por ende francezi nuk ka ardhur në nivelin e kërkuar dhe për këtë një pjesë të fajit ia kanë vënë ftohtësisë së Leo Messit.
Kapiteni nuk ka bashkëpunimin që kishte me Suarez e Neymar te Barça me Griezmann dhe kjo situatë ka çuar në hipoteza të shumta, ku njëra prej tyre është se Messi nuk e afron Griezmann dhe nuk janë të afruar me njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes.
Së fundmi në lidhje me këtë çështje ka folur dikush, që e ka parë nga afër sjelljen e dyshes kundrejt njëri-tjetrit, Ivan Rakitic. Kroati shprehet se Mesi dhe Griezmann shkojnë shumë mirë dhe shpenzojnë kohë të lirë së bashku.
“Ajo që unë kam parë në dhomat e zhveshjes është se ata të dy kalonin shumë mirë. Jam marrë vesh mrekullisht me të dy. Për çfarë është thënë, unë nuk di të ketë ndodhur diçka e tillë.
Të dy qëndrojnë dhe kalojnë kohë së bashku në dhomat e zhveshjes. Nëse të dy nisin të shënojnë rregullisht, kjo gjë nuk do të thuhet më. Nuk shqetësohem për atë çka është thënë sepse ata të dy janë djem shumë të mirë dhe nuk ka asnjë problem”, u shpreh Rakitic. /abcnews.al