“Messi? 700 milion €, ose do ishte turp më i madh se humbja kundër Bayern”

schedule11:37 - 26 Gusht, 2020

schedule 11:37 - 26 Gusht, 2020

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, e ka të qartë se Lionel Messi nuk mund të largohet nga katalanasit si një lojtar i lirë edhe pse lojtari ia ka kërkuar drejtuesve këtë kërkesë. Kjo klauzolë nga përfunduar në muajin qershor dhe mënyra e vetme se si mund të largohet argjentinasi është duke u paguar plot 700 milionë euro në arkat e klubit spanjoll.

“Messi nuk mund të largohet. Në vitin 2021 edhe mundet. Unë e kam parë kontratën e tij dhe e kam shumë të qartë. Klauzola përfundoi në qershor dhe tashmë nuk ka më kthim mbrapa. Për mendimin tim më mirë është që ai të largohet vitin tjetër se sa në këtë moment. Përgjegjës për këtë situatë nuk është lojtari, por vetëm klubi,” deklaroi spanjolli për Radio “Marca”.

“Unë e dua shumë Leon, por më shumë dua Barcelonën. Le të paguhet klauzola nëse do të largohet. Të njëjtën gjë më bënë dhe mua me Luis Figon dhe unë veprova njësoj me Rivaldon. E kuptoj që argjentinasi ka shumë presion nga të tjerët që të largohet, por nëse unë sot do të isha president i klubit nuk do të negocioja për asnjë euro.

Nëse ai largohet për më pak se sa klauzola e tij atëherë kjo do të ishte më poshtëruese se sa humbja 8-2 kundër Bayernit.Nuk e kuptoj pse kërkon që të largohet. Ne të gjithë duam që ai ta mbyllë karrierën këtu. Shpresoj që të qëndrojë dhe këtë sezon dhe në vitin e ardhshëm të largohet me parametra zero. Messi duhet ta dijë mirë se tifozët e duan atë, por më shumë duan Barcelonën,” janë fjalët e Gaspart. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!