“Mësoje Etildën të sillet me stafin”, drejtoresha e larguar e ministrisë, e-mail Ramës dhe dhjetra punonjësve

schedule14:09 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 14:09 - 12 Dhjetor, 2019

Një e-mail i dërguar nga ish-drejtoresha e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, e larguar tashmë, ka filluar të qarkullojë mes punonjësve të kësaj ministrie dhe personave të tjerë që kanë patur të bëjnë me këtë institucion.

Ketrin Treska ka qenë një ndër ekspertet e këtij institucioni që mbronte ligjet e qeverisë në Kuvend por është larguar këto ditë nga detyra prej ministres Gjonaj.

Në e-mailin e dërguar ndër të tjera Gjonajt dhe kryeministrit Rama, Treska thumbon ish-shefen e saj duke thënë se Rama duhet ta mësojë që të sillet me stafin.

“Të lutem ndihmoje Etildën! Ndihmoje të sillet me kolegët e bashkëpunëtoret, ashtu si imagjinojnë se sillet me ju. Tregoja me takt të lutem që ta kuptojë se kjo është shumë e rëndësishme për Ministrinë dhe për vete Qeverinë” Ndihmoje të gjejë një Kabinet, ca drejtorë dhe këshilltarë të mirë. Ndihmoje në këtë drejtim se, vetëm imazhi i “vajzës së mirë”, nuk do ta ndihmojë qeverinë që po kryeson, të këtë ministri që ndihmon suksesin”, shkruan ajo.

Sa i përket stafit, ajo shkruan se nuk duhet të lejojnë të shtypen nga askush në atë ministri, përfshi ministren.

“Kam një këshillë për ju, mos duroni kurrë t’ju shkelet dinjiteti, apo t’ju drydhë personalitetin nga askush, as nga Gent Sekretari, as nga Etilda Ministresha.

Mos e lejoni më! Mos lejoni më asnjëri qoftë, grua pa takt dhe shpirt humbur t’ju mbajë peng me fjalën “shkarkim”.

Nuk do dua kurrë t’ju imagjinoj më, ashtu si ju shihja shpesh tek gëlltisni lotët dhe ndjenjën e tmerrshme të fyerjes, njësoje si episodi i të premtes së kaluar. Mos e lejoni më njërën, as tjetrën. Puna nuk është çark, është punë dhe frymë bashkëpunimi në grup, për përmbushen e objektivave”, shkruan Treska ndër të tjera në e-mail. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!