Kate Middleton dhe Princi William po përpiqen të rrisin sa më natyrshëm Princin George dhe fëmijët e tjerë. Kjo është arsyeja pse ata vendosën të transferohen në Windsor. Mirëpo, sfida po bëhet më e ashpër kur bëhet fjalë për djalin e tyre më të madh.
Në veçanti, meqenëse Princi George, i cili është i dyti në radhën e fronit britanik pas babait të tij, ka mësuar se një ditë do të bëhet mbret, ai tashmë ka qenë në rrugën e duhur për të filluar stërvitjen për këtë pozicion. Më në detaje, përveç edukimit që merr si fëmijët e tjerë të moshës së tij, George do të ndjekë edhe disa kurse të tjera speciale që lidhen me monarkinë, siç kanë bërë para tij i ati, gjyshi dhe stërgjyshja e tyre, Mbretëresha Elizabeth.
Sipas biografit mbretëror, Robert Lacey, Princi William kishte një marrëdhënie të veçantë me gjyshen e tij dhe mësoi shumë prej saj. Në të vërtetë, kur ishte student në Eton, ai shpesh takonte Mbretëreshën për çaj në Kështjellën windsor dhe mësoi atë që nuk i mësohej në shkollë. “Ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë midis william dhe Mbretëreshës dhe ajo ka pasur gjithmonë një interes të veçantë për të. Kur William arriti pubertetin, ajo do ta kishte atë në Kështjellën Windsor dhe do të hapte kutitë e famshme dhe do ta udhëzonte nëpër dokumente të ndryshme”, shpjegoi autori.
Siç raporton shtypi i huaj, George pritet të arsimohet për detyrat dhe statusin mbretëror, si dhe rëndësinë e Komonuelthit. Sipas librit të Lacey-t, George duhet të ketë mësuar për “fatin” e tij në ditëlindjen e tij të 7-të, por ne nuk dimë më shumë për këtë ngjarje./abcnews.al