Mesi e festoi me gol ndeshjen e 400-të me Barcelonën ne Ligën Spanjolle

schedule20:54 - 7 Janar, 2018

schedule 20:54 - 7 Janar, 2018

Lionel Mesi e Luis Suarez patën një ditë të shënuar në ndeshjen ndaj Levantes në kampionatin spanjoll. Barcelona, ndërkaq, me suksesin 3-0, thelloi edhe më shumë kryesimin.

I pari historik u shënua 13 vjet më parë.
Lionel Mesi e lajmëroi kështu ardhjen e tij tek Barcelona dhe bota e futbollit, duke realizuar në miqësoren ndaj Albasetes në 1 maj 2005, ndërsa sot festoi po me gol ndeshjen numër 400 në ligën spanjolle.

I mbiquajturi “Pleshti”, padyshim lojtari më I mirë I botës, kremtoi kështu ndaj Levantes, në fitoren 3-0 në “Kamp Nou”.
Argjentinasi ka 364 rrjeta në këta 400 ndeshje, një mesatare gati një realizim për çdo takim, ndërsa është me diferencë golshënuesi më I mirë I kampionatit për të gjitha kohët.
Sidoqoftë, nuk ishte vetëm festa e Mesit.

Luis Suarez pati një ditë për t’u mbajtur mend pasi pikërisht ndaj Levantes kaloi një legjendë të klubit katalanas, Samuel Etonë.
Sulmuesi kamerunas realizoi 131 gola në karrierën e tij të lavdishme për “blaugranët”, ndërsa sulmuesi uruguajan, tashmë mund të krenohet se ka 132.
Aspak gjë e vogël për Suarezin, ndërsa përpara tij mbeten vetëm gjigandë si Mesi, Sezar, Kubala, Samitier dhe Eskola.

Suksesi ndaj Levantes bëri që Barcelona ta niste vitin me fitore në La Liga, duke arritur suksesin e 15-të në 18 ndeshje, dhe duke mos pasur asnjë humbje.
Goli I tretë u shënua nga Paulinjo pikërisht në fund, ndërsa shumë shpejt trajneri Valverde do të ketë në dispozicion edhe blerjen e re, Filip Kutinjo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!