Bota e futbollit sot është në zi, pasi legjenda Pele ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas këtij lajmi të hidhur ka reaguar edhe Lionel Mesi.
7 herë fituesi i Topit të Artë, ka publikuar në Instagram disa foto me legjendën braziliane.
Në krah të postimit, Mesi shkruan thjesht: U prehsh në paqe Pele. Një reagim i shkurtër, ku mund të thuhet që është i pritshëm nga një argjentinas.
Kjo për shkak të rivalitetit që Pele kishte me të ndjerin Maradonna, duke i kthyer edhe të dy shtetet, Brazilin e Argjentinën rivale të njëra tjetrës.