Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meshkujt trashëgojnë pronat/ Raporti: Mbi 80 për qind e tokave në fshat u kalon djemve

schedule14:47 - 13 Shtator, 2025

schedule 14:47 - 13 Shtator, 2025

Historikisht fshati shqiptar është zotëruar nga meshkujt. Gratë pronare kanë qenë gjithnjë në shifra të papërfillshme në krahasim me burrat e familjes. Në një raport të fundit në lidhje pasuritë e paluajtshme tregon se 81.5% e ndërtimeve, tokave dhe parcelave bujqësore janë në pronesi të burrave dhe 18.5 zotërohen nga gratë. Ndonëese mentaliteti ka ndryshuar, hendeku gjinor për trashëgiminë e pasurisë mbetet ende fenomen në familjet shqiptare.

Xhaferr Zela, nga fshati Vishaj i Tiranës ka tre djem dhe një vajzë. Tokën, thotë se ua ka ndarë të katër fëmijëve siç iu takon sipas ligjit. Por vajza, e martuar nuk e zotëron atë ligjërisht dhe pjesën e saj e shfrytëzon familja e origjinës.

“Çunat kanë marrë pjesen e vet dhe vajza aty e ka. Të vajzës e kam une në emrin tim. Pse nuk e ka vajza certifikatën e pronësisë? Nuk ka ardhur ta bëjë, kur ë dojë ia jap unë.”



Megjithatë, 77 vjeçari beson se të gjithë fëmijët janë të barabartë edhe kur vjen çështja tek pronat, një të drejtë që ua garanton edhe ligji.

Njelloj, nuk ka diskutim fare. Kështu them unë, e drejta.”

Zeqine Dorëzi nga fshati Arbanë i Tiranës përfitoi pjesën e saj të tokës, pas ndarjes sipas ligjit 75001, teksa ishte e martuar. Por ajo nuk është pronare.

“Është në emër te vjehrrit sepse nuk e kemi ndarë, kemi qenë në një vend kur u nda toka.”

Zeqineja ka tre vajza dhe siç thotë ajo tokën, do ta ndajë në mënyrë të barabartë. Por si shumica e nënave shqiptare, nëse do të kishte djalë, mund ta rikonceptonte ndryshe trashëgiminë e pasurisë.

“Po të kisha djalin, do i jepja pjesën time që të kishte pak më shumë sepse unë me atë do jetoja, ai do më mbante.”

Ndarja e pronës private është një çështje kryesisht e re për shoqërinë shqiptare, pas viteve ’90. Ata që i dolën për zot ishin burrat, kjo për shkak të traditës së hershme.

“Në zonat rurale të vendit, cfare janë terma të rëndësisë së lartë, sic është kjo e tokave. Tema e pronës në përgjithësi është trajtuar edhe si shumë e shenjtë, pavarësisht se për 4 dekada, populli u zhvesh nga kjo përgjegjësi.”

Megjithatë, vitet e fundit vihet re një ndryshim i tendencës së të rinjve për ndarjen e pronës.

“Ka një ndërgjegjesim vecanërisht tek gjenerata e re e prindërve, të cilët e kanë kuptuar se përballë ligjit janë te gjithë të barabartë. Në zonat rurale zakoni ka qenë që vajza shkon në shtëpinë e burrit.”

Prona për shqiptarët ka një rëndësi madhore, duke u bërë shkak për konflikte që numërojnë edhe viktima. Sociolofja Entela Binjaku, sqaron edhe rolin e gruas shqiptare në mesin e këtij konflikti që ka qenë i pranishëm për një sërë faktorësh.

“Vetë vajzat e kanë refuzuar pronën që të mos shkaktojnë një konflikt në familjen e tyre të origjinës.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!