Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meshë për përshpirtjen e Kryepeshkopit/ Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë mbahet mesha

schedule11:18 - 26 Janar, 2025

schedule 11:18 - 26 Janar, 2025

Në ditën e parë të zisë kishtare për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos,në Katedralen Ngjallja e  Krishtit në Korçë u mbajt gjatë mëngjesit shërbesa e përshpirtjes.

Dhjetra besimtarë u lutën dhe ndezën qirinj për prehjen e shpirtit të Kryepeshkopit Janullatos. Besimtarët kanë vlerësur kontributin e çmuar të Janullatos,i cili  ngriti nga hiri themelet e Kishës Ortodokse Shqiptare.

Në mungesë të mitropolitit të Korçēs,imzot Johanit,i cili u caktua nga Sinodhi i Shenjtë,kujdestar i fronit të krypeshkopit,shërbesa u mbajt nga një tjetër klerik i Mitropolisë së Korçës.

Gjatë shërbesës u kujtua vepra dhe përkushtimi i Janullatos,duke u vënë theksi tek solidariteti,përgjegjësia dhe bashkimi i komunitetit ortodoks për të vazhduar misionin e tij.

Në përfundim të meshës së përshpirtjes,në të gjitha kishat e Korçës ranë për disa minuta këmbanat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!