Mesha e parë e kryepeshkopit Joan/ Zgjedh ta mbajë në Korçë: Kthim te besimi!

schedule11:21 - 23 Mars, 2025

schedule 11:21 - 23 Mars, 2025

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi, ka mbajtur këtë të dielë meshën e parë si kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, në Katedralen e Korçës ” Ngjallja e Krishtit”.

Me pjesmarrje të madhe të besimtarëve ortodoksë, por edhe krerëve të Mitropolive të tjera të vendit, Im Zot Joani meshoi Liturgjinë  e Shenjtë   Të  Së Dielës së Tretë të Kreshmës së Madhe.

Nga Katedralja ” Ngjallja e Krishtit”,ku Im Zot Joani meshoi për 27 vite si Mitropolit i Dhioqezës së Korçës, ai përcolli mesazhin se shqetësimi më i madh i njerëzimit sot është mungesa e jetës shpirtërore.

“Zoti thotë të mohojmë veten. Kur Zoti thotë të mohojmë veten, atë pseudo vete, atë vete që krijohet tek vetja jonë nga pasionet, krenaritë, zilirat, gjithçka që e transformon në të keq. Gjithçka që kemi ne, vetja jonë e vërtet është thellë brenda nesh, edhe duke mohuar, pseudoveten ne do zbulojmë veten tonë, dhe do zbulojmë veten tonë të vërtet. Edhe duke zbuluar atë kemi zbuluar perëndinë, edhe perëndia do t’i jap botës tonë gëzim të jashtëzakonshëm. E ndriçim shumë të madh. Ne sot jetojmë në një errësirë shpirtërore.”

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Im Zot Joani, do të vazhdojë të drejtojë edhe Dhioqezën e Korçës deri në përfundim të procedurave për zgjedhjen e mitropolitit pasardhës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!