Mesfushori turk “tradhton” Manchester Cityn, pritet t’i bashkohet “The Reds”

schedule09:30 - 30 Maj, 2022

schedule 09:30 - 30 Maj, 2022

Manchester City është shpallur kampion në Premier League për herë të dytë rresht në Angli, ndërsa fitoi vetëm me dy pikë diferencë me kundërshtarin e tyre Liverpool.

Kur jemi vetëm pak ditë nga hapja zyrtare e merkatos së verës, shumë lojtarë do të largohen edhe nga skuadra kampione e Pep Guardiolës.

I pari do jetë mesfushori turk i “Qytetarëve”, Ilkay Gundogan, i cili me shumë gjasa do t’i thotë lamtumirën skuadrës kampione, dhe sipas asaj që raportojnë mediat britanike pritet që t’i bashkohet Liverpool.

Jurgen Klopp është gati të mirëpresë ish-lojtarin e tij në kohën kur drejtonte gjermanët e Borussia Dortmund, ndërsa për City-n, një lëvizje e tillë do të konsiderohej një “tradhti” e madhe.

Ilkay është pjesë e Manchester City-t nga vera e vitit 2016 dhe numëron 253 ndeshje në total dhe 49 gola, ndërsa në “ishull”, gjermani ka fituar katër herë Premier League-n, në total 11 trofe. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!