Real Madrid po e ndjek prej kohësh dhe në verë, mendohej se do të kishte një ofertë konkrete për mesfushorin e Ajax, Donny van de Beek. Ky i fundit është një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato dhe sot, mediat britanike kanë zbuluar se edhe Manchester United është futur në garë.
“Djajtë e Kuq” synojnë me doemos të rikthehen në majat e futbollit europian dhe ëndërrojnë për një mesfushë Fernandes-Pogba-van de Beek. Megjithatë, mesfushori holandez nuk është një lojtar i lirë, pas Ajax i ka vendosur çmimin fillestar prej 40 milion eurosh.
Duke parë dhe rivalitetin e shumtë, me disa skuadra që e duan, vlera e van de Beek mund të arrijë majat. Mbetet për t’u parë se cila skuadër do të arrijë të kartoni i mesfushorit, por planet e Real Madridit duket se janë prishur…/abcnews.al