Mesdheu “pushtohet” nga plastika, hidhen mbi 500 mijë tonelata në vit

schedule15:28 - 1 Qershor, 2023

schedule 15:28 - 1 Qershor, 2023

570 mijë tonelata plastikë hidhen çdo vit në ujërat e Mesdheut, sipas një organizate ndërqeveritare, e cila bëri thirrje për të pastruar ujërat e tij.

“Sasi të tilla rrezikojnë seriozisht jetën e kafshëve dhe bimëve, si dhe shëndetin e njerëzve,” njoftoi Unioni për Mesdheun.

Deklarata vjen në një kohë kur mijëra turistë po përgatiten për pushime vjetore në Kroaci, Mal të Zi, Spanjë, Egjipt dhe destinacione të tjera verore, si edhe pak ditë përpara Ditës Botërore të Mjedisit.

Deti Mesdhe përmban % të totalit të ujit në botë, por edhe 7% të mikroplastikës globale. Ndërkohë, ndotet me 570 mijë tonë plastikë çdo vit. Kjo korrespondon me peshën e 50 Kullave Eiffel.

Nëse gjithçka vazhdon si më parë, sasia e plastikës do të katërfishohet deri në vitin 2050”, theksohet në deklaratë.

Në tetor të vitit 2021, ministrat e shteteve anëtare miratuan Deklaratën për Mjedisin dhe Klimën, një dokument politik në të cilin shprehën dëshirën e tyre për të krijuar një “koordinim strukturor” dhe “mekanizëm mbikëqyrës” mbi mjedisin në Mesdhe.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!