Nga Fabio Telarico, Global Risks Insight
Greqia dhe Turqia po përpiqen të fitojnë të drejtën e tyre të kërkimit të hidrokarbureve në ujërat e Mesdheut, por përplasja mes tyre është shumëplanëshe. Për të vlerësuar rreziqet dhe mundësitë e lidhura me këtë konfrontim, duhet të merren parasysh dimensione të shumëfishta.
Së pari, armiqësitë themelore historike vazhdojnë të ndikojnë shumë tek interesat konkurruese në Mesdheun Lindor. Së dyti, tërheqja amerikane nga angazhimi në rajon, e bën edhe më të vështirë qartësimin sesi do të shpalosen më tej ngjarjet.
Së fundmi, qëllimet përjashtuese reciproke të shteteve të shumta fqinje,neglizhojnë fërkimet në rritje midis Greqisë dhe Turqisë. Pavarësisht nga kjo, pandemia e Covid-19 ka pasur një efekt katalitik në konkurrencën e dy shteteve mbi burimet e energjisë.
Anëtarët e NATO-s Greqia dhe Turqia, janë dy “aleatë jo miqësorë”. Marrëdhënia midis dy vendeve, mund të cilësohet më së miri si një konflikt interesash ekzistenciale. Besimi se “konflikti greko-turk është shumëvjeçar, thuajse i lashtë” është “një nga më dominantët” që nga koha e Mesjetës.
Për shembull, “entuziazmi i krishterë kundër Islamit” në politikën e jashtme greke është një derivat i mitit të ndërtuar rreth luftës së pavarësisë, dhe arsyeve më të fundit të armiqësisë. Rivaliteti i përhershëm midis turqve dhe grekëve, është përkeqësuar më tej përmes provokimeve të vazhdueshme, jo më pak nga aktet e dhunës dhe dëbimi i banorëve grekë nga Stambolli.
Ndërkohë, pala turke tha se grekët ishin rebeluar “pa ndonjë arsye të vërtetë”, përpara se të përpiqeshin të pushtonin pjesë të Anadollit në 1920, siç parashikohet nga Traktati i Sevres.
Pushtimi u ndalua nga themeluesi i Turqisë moderne, Kemal Ataturku.
Armiqësitë u ringjallën nga grushti i shtetit i juntës greke në vitin 1974 në Qipro, dhe interesat konkurruese ekonomike në Egje. Tërheqja e SHBA-së nga çështjet rajonale, është një variabël kyç që duhet marrë në konsideratë.
Që nga viti 2016, presidenti Trump ka sinjalizuar vullnetin e tij për t’i dhënë fund lidershipit global të Amerikës. Ai u tërhoq nga Libia, gati u largua nga Siria, dhe përgatitet të braktisë Irakun. Ndërsa diplomatët amerikanë mezi po bëjnë punën e tyre, dhe po dërgojnë mesazhe kontradiktore.
Në gusht, Sekretari i Shtetit Pompeo u takua me homologun e tij grek për të zbutur tensionet. Kongresi është përpjekur të vendosë sanksione ndaj Turqisë më parë, po ka dështuar. Më 15 shtator, Pompeo njoftoi se do të kërkojë një zgjidhje “diplomatike dhe paqësore” të krizës.
Ndërkohë, presidenti Trump ka qenë kritik ndaj angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-ë ndaj NATO-s, qasje që e ka dobësuar aleancën, deri në pikën që burimet diplomatike greke ndjeheshin të lira të thoshin se njoftimi i Stoltenberg për bisedimet e ardhshme “nuk përputhet me realitetin”.
Një zëdhënës qeveritar i nivelit të dytë, tha se përpjekjet e NATO-s janë thjesht të nxitura nga“interesa teknike”, dhe se negociatat janë larg “arritjes së një marrëveshje për të rifilluar bisedimet”. Tensionet në Lindjen e Mesme, po e margjinalizojnë më tej NATO-n.
Mungesa e udhëheqjes amerikane, i ka hapur dritën jeshile fuqive të tjera. Në Evropë, Franca ka marrë anën e Greqisë dhe Qipros. Presidenti Makron konfirmoi “marrëveshjen e plotë” me Athinën, duke ushqyer zërat për dy fregata që Parisi i ka dhënë borxh Athinës.
Gatishmëria e Francës për të “ndihmuar Greqinë në rast lufte”, pritet të figurojë në programin e ardhshëm grek të mbrojtjes. Për shkak të marrëdhënieve të ngushta ekonomike me Turqinë, Gjermania dhe Italia nuk duan që të “rreshtohen me të tjerët në një armiqësi të hapur ndaj Turqisë”.
Roma dhe Berlini u përpoqën të vepronin si ndërmjetëse, duke mbajtur pozicionin e nuancuar të BE-së mbi krizën në Mesdheun Lindor. Por në përgjithësi, Turqia është “e izoluar”. Angzhimi i tepërt i Erdoganit në rajon (si për shembull në Siri) dhe më gjerë (në Libi), e la atë në një aleancë të mundshme me Katarin e ngarkuar plot embargo, Iranin e izoluar, dhe një Rusi ngurruese.
Egjipti nënshkroi një marrëveshje me Greqinë, që përcakton të drejtat e tyre përkatëse. Ndërsa edhe Izraeli u rreshtua kundër Turqisë. Përkundër të gjitha ankesave historike, kriza ka të bëjë kryesisht me qasjen në burimet natyrore.
Ndërsa kanë kuptim në një nivel rajonal, rezervat e gazit natyror në Lindjen e Mesdheut e maksimizojnë potencialin e tyre tregtar, vetëm nëse kombinohen së bashku. Për këtë qëllim, Qipro, Egjipti, Greqia dhe Izraeli krijuan Forumin e Gazit “EastMed”, në mënyrë që të transportojnë gazin natyror të Izraelit, Qiprios dhe ndoshta atë egjiptian në Evropë përmes gazsjellësit të ri që do të ndërtohet dhe që do të mbajë të njëjtin emër, EastMed.
Pandemia e Covid-19, e ka bërë situatën në Mesdheun Lindor edhe më të ndërlikuar nga sa ishte fillimisht. Ajo ka sjellë një rënie drastike të çmimeve globale të energjisë, deri në pikën që këto projekte nuk janë më fitimprurëse. Gjithashtu, pandemia ka mundësuar një përshkallëzim të problemeve ekonomike dhe të shëndetit publik, duke e shmangur vëmendjen e popullatave përkatëse nga tensionet e vazhdueshme në rajon.
Lidhjet e shumëfishta të kësaj krize, e bëjnë të vështirë parashikimin se çfarë do të ndodhë më tej me këtë krizë të rrezikshme. Në terma afatshkurtër, të gjitha palët duket se duan që të ulin tensionet. Por rivalitetet dhe aleancat e kundërta do të mbesin po aty. Udhëheqësit vazhdojnë ta ridrejtojnë vëmendjen drejt gjërave për të cilën shqetësohen vërtet zgjedhësit e tyre.
Kur të zbehen efektet e masave anti-pandemike, vendimmarrësit do të kenë më pak frikë nga shqetësimet e zgjedhësve të tyre. Prandaj në periudhën afatmesme, ka gjasa që të arrihetnjë lloj marrëveshjeje “përfundimtare”. Meqë gjermanët kanë dështuar tashmë, dhe Franca është shumë e njëanshme, SHBA mbetet të jetë ndërmjetësi i vetëm i besueshëm.
Sidoqoftë, një kontroll i zbehtë i rajonit nga Uashingtoni, e bën më të vështirë zgjidhjen e situatës për sekretarin e shtetit Majk Pompeo. Këto negociata nuk kanë gjasa të zgjidhin mosmarrëveshjet greko-turke. Nëse ndërmjetësimi përkthehet në bisedime direkte, të dyja palët do të duhet të heqin dorë nga pretendimet e tyre më radikale ekonomike dhe territoriale në Egje.
Por kjo mund t’i hapë derën më shumë mundësive të reja apo zhvillimit të industrisë së hidrokarbureve në Lindjen e Mesme. Së fundmi, natyra e veçantë e regjimit turk mund ta shtyjë Erdoganin të vazhdojë të përfitojë nga sukseset e politikës së jashtme.
Një Turqi jo-bashkëpunuese mund të dëshirojë të ndahet nga aleatët e saj perëndimorë, duke i shtyrë deri në ekstrem pretendimet e saj, dhe të përdorë mjete edhe më muskulore të konfrontimit. Sidoqoftë, ky skenar nuk ka shumë gjasa të ndodhë, në rast se nuk ka përparime të paparashikueshme që ndryshojnë politikën e brendshme turke dhe qëndrimin e Erdoganit në pushtet. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al