Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u gjetën mesditën e djeshme të pajetë, në zonën e Rrencit në Malësi të Madhe.
Dy të rinjtë rezultonin të zhdukur bashkë me Danjel Pepajn, prej pesë ditësh. Ky i fundit dyshohet të jetë autor i vrasjes së dy të rinjve, që mendohet se ka ardhur pas një konflikti për parcelat me kanabis.
LEXO EDHE: VIDEO/ Frikë nga hakmarrja, ngujohet familja e Rrok Pepaj në Malësinë e Madhe
Ndërsa Danjeli është shpallur në kërkim nga policia, Klementi dhe Vilsoni u përcollën sot për në banesën e fundit.
Vilson Çutaj ishte baba i katër fëmijëve. Të afërmit kanë shprehur dhimbjen për fatin e tij tragjik në rrjetet sociale.
“Vil na e thave zemren. Krishti të paste në parriz e banu ëngjell mbrojtës për 4 fmite e tu. Do na mungosh sa të kemi jetë”, ka shkruar në një postim e afërmja e Vilson Çutajt. g.v/abcnews.al